LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 14 korrikun 2026

Mot i ngrohtë dhe me diell, me mundësi reshjesh të shkurtra pasdite në bregdetin e Detit të Zi

Hënë, 13 Korrik 2026, 19:14

Parashikimi i motit për 14 korrikun 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 20 gradë Celsius. Në Sofje pritet të jenë rreth 16 gradë. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell. Në orët e pasdites do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, kryesisht në rajonet lindore dhe ato malore, por reshje të shkurtra priten vetëm në disa zona të izoluara. Era do të fryjë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 28 deri në 33 gradë, ndërsa në kryeqytet do të arrijnë rreth 29 gradë.

Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë moti me diell. Gjatë pasdites do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave dhe në disa vende mund të ketë reshje të shkurtra shiu. Era do të jetë mesatare nga veriu-veriperëndimi dhe do të dobësohet drejt mbrëmjes. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 25 deri në 29 gradë. Temperatura e ujit të detit do të jetë nga 21 deri në 24 gradë, ndërsa dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.

Në zonat malore moti do të jetë kryesisht me diell. Gjatë orëve të pasdites do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por reshje të shkurtra priten vetëm në zona të izoluara. Era do të fryjë mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit do të jetë rreth 22 gradë, ndërsa në 2000 metra rreth 14 gradë.

Të mërkurën moti do të mbetet pa ndryshime të ndjeshme. Reshjet do të pushojnë në të gjithë vendin. Temperaturat gjatë ditës do të rriten dhe vlerat maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 35 gradë Celsius.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova