LAJME

Artikull

Me pajisje të reja dhe koordinim të përmirësuar presim sezonin e zjarreve

Hënë, 13 Korrik 2026, 16:51

Me pajisje të reja dhe koordinim të përmirësuar presim sezonin e zjarreve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është më e përgatitur për të luftuar zjarret këtë vit falë koordinimit të krijuar ndërmjet institucioneve, njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme, Ivan Demerxhiev, gjatë prezantimit të pajisjeve të reja për nevojat e zjarrfikësve dhe formacioneve vullnetare në kuadër të Programit Operativ “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore” 2021–2027, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian.

“Deri më tani janë trajnuar mbi 130 zjarrfikës dhe vullnetarë, janë siguruar rreth 30 dronë dhe afro 500 njësi pajisjesh për shuarjen e zjarreve dhe komunikimin. Dëshiroj të falënderoj edhe formacionet vullnetare, të cilat po mbështesin gjithnjë e më aktivisht përpjekjet tona në luftën kundër fatkeqësive”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se përpjekjet janë të përqendruara në parandalimin, zbulimin e hershëm të zjarreve, shuarjen e shpejtë të tyre dhe pengimin e përhapjes së mëtejshme, në mënyrë që të mos jemi dëshmitarë të pasojave që kemi parë vitet e fundit.

Mbi 1 500 persona pritet të trajnohen në kuadër të këtij projekti, njoftoi Ministrja e Politikës Sociale, Natalia Efremova. Sipas saj, përgatitja përfshin më shumë njohuri dhe aftësi për punën në terren, si dhe mbështetje për vullnetarizmin dhe njësitë vullnetare, raportoi gazetari i BNR-së, Nikollaj Hristov.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva