Hënë 13 Korrik 2026 17:38
Hënë, 13 Korrik 2026, 17:38
FOTO: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Madhësia e shkronjave
Nxënësit bullgarë fituan 5
medalje në Olimpiadën e 56-të Ndërkombëtare të Fizikës (IPhO), e cila u mbajt
në Bucaramanga, Kolumbi.
Konkurrenca ishte e fortë -
morën pjesë 370 pjesëmarrës nga 87 vende. Olimpiada u zhvillua në dy raunde, ku
raundi i parë paraqiti një problem eksperimental dhe raundi i dytë paraqiti tre
probleme teorike.
Medaljet e argjendta u
fituan nga nxënësi i klasës së dhjetë Svetosllav Arabov nga Varna, nxënësi i
klasës së dhjetë Jordan Petkov nga Kolegji Amerikan në Sofje, Aleksandër Nikollov
nga klasa e 12-të dhe Mirosllav Draganov nga klasa e 10-të nga Burgasi.
Medaljet e bronzta u fituan
nga nxënësi i klasës së dymbëdhjetë Petër Popov nga Goce Dellçev.
Ekipi kombëtar drejtohet
nga Prof. Mirosllav Abrashev dhe Prof. i Asociuar Neno Todorov nga Fakulteti i
Fizikës në Universitetin e Sofjes.
Olimpiada Ndërkombëtare e Fizikës (IPhO) është gara më prestigjioze ndërkombëtare e fizikës për nxënës. Mbahet që nga viti 1967, dhe Bullgaria është ndër vendet themeluese dhe ka marrë pjesë në të gjitha edicionet e saj deri më tani, raporton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva