FOLKLOR

Artikull

Ansambli “SOFIA-6” fitoi çmimin e parë të Newborn Kosova 2026 në Prishtinë

Hënë, 13 Korrik 2026, 18:11

Ansambli “SOFIA-6” fitoi çmimin e parë të Newborn Kosova 2026 në Prishtinë

FOTO: Facebook / Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë

Madhësia e shkronjave

Ansambli bullgar “SOFIA-6” triumfoi me çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar Newborn Kosova 2026 në Prishtinë, njoftoi ambasada jonë në Kosovë në faqen e saj në Facebook. 

FOTO: Facebook / Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë

Për tre ditë, magjia e artit të vallëzimit popullor bullgar ndriçoi qendrën e kryeqytetit të Kosovës dhe shkaktoi kënaqësinë e publikut të shumtë. Ju jeni krenaria e Atdheut dhe ambasadorët e vërtetë të kulturës mijëvjeçare bullgare.” Me këto fjalë, ambasadori bullgar Hristo Kraevski përgëzoi valltarët e rinj dhe drejtorin e tyre artistik Nikollaj Nestorov, i cili ia ka kushtuar talentin dhe energjinë e tij zhvillimit të ansamblit për gati tre dekada. 

FOTO: Facebook / Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë

Ambasadori Kraevski, së bashku me diplomatë dhe dhjetëra tifozë nga vendi ynë, duartrokitën valltarët e shkëlqyer të ansamblit “SOFIA-6”, të cilët performuan së bashku me grupe folklorike dhe ansamble vallëzimi nga Franca, Turqia, Holanda, Meksika, Hungaria, Greqia, Kosta Rika dhe Bullgaria. Programi i konkursit përfshinte shfaqje të vlerësuara nga një juri ndërkombëtare, si dhe një program të pasur shoqërues kulturor, duke e shndërruar festivalin në një nga ngjarjet më të rëndësishme për artin e vallëzimit dhe folklorin në rajon. 

FOTO: Facebook / Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë

Ansambli i vallëzimit folklorik "SOFIA-6" ka mbi 50 vjet histori me më shumë se 250 pjesëmarrje botërore dhe mbi 3,500 shfaqje në vendin tonë. Është fitues i 12 titujve botërorë nga garat më të mëdha të vallëzimit në botë.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva