Artikull
Sipas “Fitch”, në afat të gjatë borxhi i Bullgarisë do të vazhdojë të rritet
Martë 14 Korrik 2026 10:22
Martë, 14 Korrik 2026, 10:22
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Buxheti për vitin 2026, i miratuar nga qeveria e re e Bullgarisë, nxjerr në pah rreziqet për ekonominë dhe financat publike të vendit si rezultat i lehtësimit fiskal gjatë viteve të fundit, thuhet në një analizë të agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit “Fitch Ratings”, raportuar nga BTA.
Buxheti parashikon një ulje të ndjeshme të deficitit në periudhën 2027–2028, por mungesa e fleksibilitetit në anën e shpenzimeve dhe hezitimi për të rritur taksat, në sfondin e pakënaqësisë publike që çoi në rrëzimin e qeverisë së mëparshme në fund të vitit 2025, e bëjnë më të vështirë përpjekjen e qeverisë për konsolidim fiskal, theksojnë ekspertët.
Përfundimi i analizës është se respektimi i kufirit prej 3% të deficitit, të kërkuar nga Bashkimi Evropian, mund të mbështesë përmirësimin e pozitës fiskale të vendit në afat të mesëm, por ka të ngjarë të mos jetë i mjaftueshëm për të stabilizuar nivelet e borxhit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva