Artikull
Raporti i KE-së: Popullsia e Bullgarisë po tkurret në mënyrë të vazhdueshme
Martë 14 Korrik 2026 18:26
Martë, 14 Korrik 2026, 18:26
FOTO: EPA/BGNES
Madhësia e shkronjave
Bullgaria është ndër vendet e Bashkimit Evropian ku popullsia po zvogëlohet në mënyrë të vazhdueshme. Ky është përfundimi i një raporti të publikuar sot nga Komisioni Evropian. Sipas raportit, i njëjti proces po vihet re edhe në Rumani, Greqi, Lituani, Letoni, Estoni, pjesët lindore të Polonisë dhe Gjermanisë, Italinë Jugore, si edhe në zonat bujqësore të Gadishullit Iberik.
Një tjetër prirje shqetësuese për Bullgarinë është plakja e popullsisë. Mosha mesatare e banorëve arriti në 47 vjeç vitin e kaluar, krahasuar me 43 vjeç një dekadë më parë.
Raporti thekson gjithashtu se në Bullgari, Itali dhe Estoni, punonjësit e kujdesit shëndetësor për të moshuarit paguhen me rreth 65% të pagës mesatare në vend, ndërsa në shumicën e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian kjo përqindje është nën 80%.
Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian, deri në vitin 2100 jetëgjatësia mesatare në Bullgari pritet të arrijë në 90 vjeç.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova