Artikull
Një historian hungarez mbron trashëgiminë e Shën Naumit dhe Shën Klementit
Stefan Nemet kundërshton politizimin e veprës së dy shenjtorëve të Ohrit dhe vlerëson rolin e Bullgarisë në përhapjen e alfabetit cirilik
Mërkurë 15 Korrik 2026 04:56
Mërkurë, 15 Korrik 2026, 04:56
Stefan Nemet
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Shën Klementi dhe Shën Naumi i Ohrit janë më ngushtë të lidhur me bullgarët sesa me cilindo popull tjetër. Përmes krijimit dhe përhapjes së alfabetit cirilik, Bullgaria ka dhënë një kontribut të madh në trashëgiminë kulturore të përbashkët evropiane. Kështu u shpreh në një intervistë për BGNES doktoranti hungarez i historisë Stefan Nemet. Deklarata e tij u bë gjatë hapjes solemne të Seminarit të 63-të Ndërkombëtar Veror për Gjuhën dhe Kulturën Bullgarenë Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”
Babai i Nemetit është hungarez, ndërsa nëna e tij është nga Vojvodina. Ai jep mësim të gjuhës serbe në një shkollë serbe në Hungari. Nemet tregon se interesi i tij për historinë dhe kulturën bullgare lindi gjatë viteve të studimit, kur nisi të mësonte gjuhën bullgare. Ai thotë se prej pesë vitesh vjen në Bullgari të paktën një herë në vit – për konferenca, seminare verore ose thjesht për pushime.
Sipas Nemetit, kontributi i Bullgarisë në trashëgiminë kulturore të përbashkët evropiane është i madh, pasi pikërisht në shtetin mesjetar bullgar u krijua dhe u përhap alfabeti cirilik. "Cirilikja dhe, në njëfarë mënyre, edhe ortodoksia te popujt sllavë janë të lidhura me trojet bullgare. Gjatë Mesjetës, Bullgaria ishte një shtet shumë i madh dhe kishte ndikim të madh", thekson doktoranti hungarez. "Është për të ardhur keq që shumë evropianë, por jo vetëm ata, njohin kryesisht historinë e Evropës Perëndimore dhe të vendeve fqinje, por nuk e njohin mjaftueshëm mirë historinë dhe kulturën bullgare", shton ai.
I pyetur se si i sheh përpjekjet e disa vendeve të tjera, për shembull të Rusisë, për të shtrembëruar të vërtetën mbi rolin historik të Bullgarisë në zhvillimin e alfabetit cirilik, Nemet u shpreh:
"Ky është politikë. Kjo nuk është histori. Historia bazohet në fakte. Dihet se alfabeti cirilik vjen nga rajoni i Ballkanit, nga vepra e të dy vëllezërve Kirill dhe Metodij. Më pas vijnë Shën Naumi i Ohrit dhe Shën Klementi i Ohrit. Ata janë shumë të rëndësishëm për alfabetin cirilik. Sipas asaj që di unë, rusët thjesht e kanë përvetësuar këtë shkrim më vonë."
I pyetur se si i trajton historiografia hungareze Shën Klementin dhe Shën Naumin e Ohrit, doktoranti u përgjigj:
"E di se në Maqedoninë e Veriut thonë se ata janë maqedonas, ndërsa në Bullgari – se janë bullgarë. Sipas mendimit tim, ata janë shumë të rëndësishëm për komunitetin bullgar dhe bullgarët kanë arsye t'i konsiderojnë si të tyret, sepse flasim për gjuhën e vjetër bullgare, ndërsa në shumë gjuhë të tjera përdoret termi gjuhë e vjetër sllave. Kjo është tradita bullgare. Ata kanë jetuar në trevat që sot përfshihen në territorin e Maqedonisë së Veriut. Edhe maqedonasit mund t'i konsiderojnë si heronj të tyre kombëtarë. Kjo është e kuptueshme. Por, sipas mendimit tim, kjo është një trashëgimi e përbashkët. Sigurisht, mendoj se ata janë më ngushtë të lidhur me bullgarët sesa me cilindo popull tjetër."
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova