EKONOMI

Artikull

Ministrja e jashtme do të zhvillojë bisedime në Kiev për furnizimin me gaz

Mërkurë, 15 Korrik 2026, 09:18

Velisllava Petrova

Velisllava Petrova

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Bullgaria mund të luajë një rol të rëndësishëm për të siguruar furnizimin me gaz të Ukrainës gjatë dimrit të ardhshëm, pasi ka mundësi të rrisë ndjeshëm sasinë e gazit që transportohet drejt këtij vendi. Këtë e deklaroi ministrja e punëve të jashtme, Velisllava Petrova, në një intervistë për Euronews.

Më 15 korrik, Petrova do të vizitojë Kievin, ku një nga temat kryesore të takimeve do të jetë forcimi i bashkëpunimit mes Bullgarisë dhe Ukrainës në fushën e energjetikës. "Po shqyrtojmë mënyra për të mbështetur Ukrainën në një mënyrë që të jetë në dobi si për vendet tona, ashtu edhe për të gjithë rajonin, duke forcuar njëkohësisht sigurinë energjetike", tha Petrova. Ajo theksoi se nuk shkon në Kiev "me duar bosh", por me synimin për të gjetur mënyra se si Bullgaria dhe Ukraina mund të bashkëpunojnë më mirë për të përballuar sfidat që i presin në muajt e ardhshëm.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova