Artikull
Ministri i mbrojtjes përsërit qëndrimin e kryeministrit për Ukrainën
Mërkurë 15 Korrik 2026 11:28
Mërkurë, 15 Korrik 2026, 11:28
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Bullgaria nuk e ka ndryshuar drejtimin e politikës së saj të jashtme dhe vazhdon të jetë e orientuar nga Perëndimi. Kështu deklaroi ministri i mbrojtjes, Dimitër Stojanov, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin parlamentar për Mbrojtjen, njofton agjencia bullgare e lajmeve BTA. Ai iu përgjigj një pyetjeje të deputetëve të koalicionit "Bullgaria Demokratike" dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin", të cilët kërkuan shpjegime nëse vendi kishte ndryshuar kursin e politikës së jashtme, pasi kryeministri Rumen Radev refuzoi në Paris t'i bashkohej "Koalicionit të të Gatshmëve", një nismë që mbështet mbrojtjen e Ukrainës përballë agresionit rus. Ministri sqaroi se "Koalicioni i të Gatshmëve" nuk mund të vihet në zbatim pa arritjen e një paqeje të qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë. "Që nga viti 2022 kemi dëgjuar vazhdimisht se paqja do të arrihet përmes forcës," tha Stojanov. Sipas tij, Bullgaria ka deklaruar qartë se konflikti nuk mund të zgjidhet në fushën e betejës, por duhet të zgjidhet në tryezën e negociatave. Ai shtoi se dërgimi i më shumë armëve sjell vetëm më shumë viktima.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova