EKONOMI

Artikull

Për herë të parë në vitin 2026, në vend u regjistruar deflacion

Mërkurë, 15 Korrik 2026, 13:22

Për herë të parë në vitin 2026, në vend u regjistruar deflacion

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Inflacioni vjetor në Bullgari ra në 5,4% gjatë muajit qershor, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Kjo përbën një ulje prej 1,5 pikë përqindjeje krahasuar me muajin maj, kur inflacioni vjetor ishte 6,9%.

Në muajin qershor u regjistrua deflacion prej 0,9%. Hera e fundit kur në vend u regjistrua inflacion negativ në baza mujore ishte në shtator 2025, kur rënia ishte 0,8%, tregojnë të dhënat statistikore.

Inflacioni që nga fillimi i vitit arrin në 2,9%. Inflacioni i akumuluar, i matur sipas indeksit kombëtar të çmimeve të konsumit, është 12,8% për tre vitet e fundit, ndërsa për pesë vitet e fundit arrin në 43,3%.

Në qershor 2026, çmimet ranë me 3,3% në sektorin e transportit, me 1,3% për ushqimet, me 1,1% për veshjet dhe me 1% në kategorinë e argëtimit dhe sportit. Rënie e ndjeshme e çmimeve u regjistrua edhe për perimet sezonale.

Nga ana tjetër, çmimet e restoranteve dhe hoteleve u rritën me 1,5%.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova