Artikull
Bullgaria sot – 15 korrik 2026
Mërkurë 15 Korrik 2026 15:00
Mërkurë, 15 Korrik 2026, 15:00
FOTO: Radio Bullgaria
Madhësia e shkronjave
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës.
Pas kësaj, në rubrikën "Histori", do t'ju sjellim qëndrimin e historianit hungarez Stefan Nemet, i cili shpjegon pse trashëgimia e dy shenjtorëve të Ohrit, Shën Klementit dhe Shën Naumit, nuk duhet të politizohet dhe cili ishte roli i Bullgarisë në përhapjen e alfabetit cirilik.
Në rubrikën "Folklor" do t'ju njohim me edicionin e radhës të Festivalit Ndërkombëtar të Folklorit "Me këngët e Kiçka Savovës", që do të mbahet në fshatin Slladun. Radioja Kombëtare Bullgare është partnere mediatike e kësaj veprimtarie, e cila mbledh interpretuese dhe grupe folklorike nga vende të ndryshme.
Programin e mbyllim me një ekzekutim të Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare.
Ju urojmë minuta të këndshme!
· 02.16 – Lajmet
· 12.02 – Histori
· 16.18 – Folklor
· 21.07 – Muzikë
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova