Në Muzeun Historik Kombëtar shënohen 189 vjet nga lindja e Vasill Levskit

Enjte, 16 Korrik 2026, 04:45

Në Muzeun Historik Kombëtar shënohen 189 vjet nga lindja e Vasill Levskit

FOTO: Muzeu Historik Kombëtar

Madhësia e shkronjave

Një ceremoni solemne me rastin e 189-vjetorit të lindjes së Apostullit të Lirisë, Vasill Levski, do të mbahet sot, 16 korrik, në Muzeun Historik Kombëtar. Në aktivitetin, të organizuar nga institucioni së bashku me Muzeun Kombëtar “Vasill Levski”, do të mbajë fjalë Presidentja Ilijana Jotova. 

Nisma i kushtohet jetës, veprës dhe trashëgimisë shpirtërore të Vasill Levskit dhe synon t’i bëjë homazh figurës së tij përmes një takimi mes shkencës, kulturës dhe kujtesës publike, njoftojnë organizatorët. 

Programi përfshin kumtesën shkencore “Vasill Levski në kohën e tij historike”, e cila do të paraqitet nga doc. dr. Todor Radev nga Universiteti i Plovdivit “Paisij Hilendarski”. Të pranishmit do të kenë gjithashtu mundësinë të njihen me panoramën multimediale “Figura e Apostullit në artin tonë pamor”, e prezantuar nga prof. Bojan Dobrev i Akademisë Kombëtare të Arteve.


Lexoni më shumë:

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva