LAJME

Artikull

Bullgaria renditet e dyta në BE për rënien e prodhimit industrial

Enjte, 16 Korrik 2026, 12:32

Bullgaria renditet e dyta në BE për rënien e prodhimit industrial

FOTO: Envato

Madhësia e shkronjave

Rënia e vazhdueshme e prodhimit industrial në vend, e cila filloi në fillim të vitit 2023, ka vazhduar edhe gjatë muajit maj, tregojnë të dhënat më të fundit të Eurostat-it. Kështu, vendi ynë shënon uljen e dytë më të madhe të prodhimit industrial midis vendeve të Bashkimit Evropian.

Prodhimi industrial në Bullgari është tkurrur me 4,7% në bazë vjetore në muajin maj, pasi kishte rënë me 3,8% në muajin paraardhës. Ndër vendet e BE-së, vetëm Irlanda ka regjistruar një rezultat më negativ, me një rënie prej 19,7%.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva