LAJME

Artikull

Lehtësuan punësimin e punëtorëve sezonalë nga vendet jashtë BE-së

Enjte, 16 Korrik 2026, 08:20

Lehtësuan punësimin e punëtorëve sezonalë nga vendet jashtë BE-së

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Qeveria miratoi ndryshime në Rregulloren për zbatimin e Ligjit për Migracionin dhe Lëvizshmërinë e Punës, të cilat lehtësojnë aksesin e punëtorëve sezonalë nga vendet jashtë BE-së në tregun bullgar të punës për punësim deri në 90 ditë. 

Afati për regjistrimin e punësimit sezonal shkurtohet nga 10 në 3 ditë pune. Procedura e përshpejtuar do të zbatohet për punëtorët të cilët gjatë 5 viteve të fundit të paktën një herë kanë qenë të punësuar në punë sezonale në Bullgari. Gjithashtu, gjatë aplikimit për qasje në tregun e punës hiqet kërkesa për paraqitjen e kopjeve të dokumenteve personale të shtetasve të vendeve të treta. 

Parashikohet edhe decentralizimi i regjistrimit të punëtorëve sezonalë. Punëdhënësit do të mund të paraqesin deklaratat për regjistrimin e punësimit të tyre në të gjitha zyrat e punësimit në vend, gjë që pritet të përshpejtojë procedurën. 

BTA kujton se në muajin prill Agjencia e Punësimit vendosi një ndryshim në procedurën e dorëzimit të dokumenteve për punësim sezonal afatshkurtër deri në 90 ditë për shtetasit e vendeve jashtë BE-së. Atëherë, agjencia shpjegoi se kjo ishte e nevojshme për shkak të “shtimit të sinjalizimeve, të ardhura si nga qytetarët ashtu edhe nga organet e rendit, për abuzime me lejet e punës”. Për këtë arsye, deklaratat tashmë do të dorëzohen vetëm në mënyrë elektronike.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva