KULTURË

Artikull

Bullgarë nga Serbia, Ukraina dhe Shqipëria përfunduan seminarin e bullgaristikës

Enjte, 16 Korrik 2026, 10:31

Bullgarë nga Serbia, Ukraina dhe Shqipëria përfunduan seminarin e bullgaristikës

FOTO: Universiteti Jugperëndimir "Neofit Rillski"

Madhësia e shkronjave

65 pjesëmarrës nga Ukraina, Shqipëria dhe Serbia përfunduan Seminarin Veror të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit Jugperëndimor “Neofit Rillski”, njoftuan nga institucioni i arsimit të lartë.

Për dy javë me radhë, pedagogë universitarë, mësues, nxënës dhe studentë nga Qendra Kulturore-Arsimore Bullgaro-Ukrainase “Media” në Ukrainë, Shoqata Bullgare për Arsim dhe Kulturë “Prosveta” në qytetin shqiptar të Elbasanit dhe Gjimnazi “Shën Kirili dhe Metodi” në komunën serbe të Dimitrovgradit studiuan gjuhën, kulturën dhe traditat bullgare në Bllagoevgrad.

Në ceremoninë përmbyllëse, dekani i Fakultetit të Filologjisë, doc. Radosllav Conev, falënderoi pjesëmarrësit dhe pedagogët e fakultetit, të cilët çdo vit presin dhe trajnojnë bashkatdhetarët tanë. Ndërsa zëvendësdrejtoresha ekzekutive e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, Joana Dragneva, u dorëzoi certifikatat pjesëmarrësve, njoftuan nga universiteti.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan ushtrime praktike në gramatikën, leksikun dhe drejtshkrimin e gjuhës bullgare, si dhe morën pjesë në leksione tematike mbi gjuhën dhe kulturën bullgare. Programi përfshinte gjithashtu vizita në Manastirin e Rillës, Bajkushevata Mura dhe qytetin e Banskos.

Seminari Veror i Gjuhës dhe Kulturës Bullgare realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, si pjesë e veprimtarive të Fakultetit të Filologjisë në kuadër të Programit Kombëtar Shkencor “Zhvillimi dhe promovimi i bullgaristikës jashtë vendit”, kujton BTA.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva