LAJME

Artikull

Është i ngarkuar kalimi i automjeteve që hyjnë nga Serbia në PKK “Kallotina”

Enjte, 16 Korrik 2026, 09:03

Është i ngarkuar kalimi i automjeteve që hyjnë nga Serbia në PKK “Kallotina”

FOTO: BTA - arkiv

Madhësia e shkronjave

Qarkullimi në kufirin me Serbinë është intensiv në pikën kufitare “Kallotina” në hyrje të Bullgarisë, si për automjetet e lehta ashtu edhe për kamionët. Trafik të rënduar ka edhe në pikën kufitare “Lesovo”, në dalje drejt Turqisë për automjetet e transportit të mallrave, njoftojnë nga Policia Kufitare. Në pikat dhe kalimet e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë, kalimi zhvillohet normalisht për këtë periudhë të vitit.

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë ndodhur 25 aksidente të rënda rrugore, ku kanë humbur jetën tre persona dhe 29 të tjerë janë plagosur, njofton Policia Rrugore. Që nga fillimi i korrikut janë regjistruar 355 aksidente rrugore, me 24 viktima dhe 440 të plagosur.

Që nga fillimi i vitit, në rrugët e vendit kanë humbur jetën 241 persona, ndërsa 4 203 të tjerë janë plagosur. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i viktimave është rritur me 22 persona.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva