Artikull
Në Kiev, Ministrja e Jashtme nënshkroi deklaratën për mbështetjen e Ukrainës
Enjte 16 Korrik 2026 09:46
Enjte, 16 Korrik 2026, 09:46
FOTO: MPJ
Madhësia e shkronjave
Ministrja e Jashtme Velisllava Petrova mori pjesë më 15 korrik në Kiev në takimin “Ukraina – Evropa Juglindore”. Edicioni i pestë i këtij takimi të liderëve dëshmoi angazhimin e vendeve të rajonit ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për mbështetjen e Ukrainës, qëndrueshmërisë së saj dhe rindërtimit të vendit.
Gjatë një takimi dypalësh me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha, Petrova theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik dhe mundësitë për rritjen e furnizimeve me gaz natyror, njoftoi Ministria e Jashtme e Bullgarisë.
FOTO: MPJ
“Pakica e madhe kombëtare bullgare në Ukrainë, e cila përbën diasporën historike më të madhe bullgare jashtë vendit, është një fokus natyror i marrëdhënieve dypalëshe dhe një faktor i rëndësishëm i interesit të ndërsjellë të të dy vendeve për të zhvilluar dhe thelluar bashkëpunimin e tyre të ngushtë”, deklaroi ministrja Petrova.
Ministrja e Jashtme Velisllava Petrova-Çamova tha se është e rëndësishme që mbështetja për Ukrainën të vazhdojë në mënyrë që të arrihet një paqe e drejtë, si dhe të ruhet presioni ndaj Rusisë për ta detyruar atë të ulet në tryezën e negociatave, raportoi Ukrinform, cituar nga BTA.
FOTO: BTA
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva