LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 17 korrik 2026

Fundi i javës do të jetë i nxehtë

Enjte, 16 Korrik 2026, 18:55

Parashikimi i motit për 17 korrik 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 23°C. Për Sofjen pritet të jenë rreth 17°C. Gjatë ditës, para mesditës, mbi pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira me reshje. Në disa zona malore dhe përgjatë bregdetit do të ketë reshje të shkurtra shiu, kryesisht në rajonet verilindore dhe malore, të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 31 deri në 36°C. Në kryeqytet do të arrijnë rreth 32°C.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira. Në vende të veçanta, kryesisht në bregdetin verior, priten reshje të shkurtra të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja-lindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 28 deri në 30°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë nga 22 deri në 24°C. Dallgëzimi i detit do të jetë deri në 2 ballë.

Në male, para mesditës do të mbizotërojë mot me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohen vranësira me reshje dhe në disa vende do të ketë shira afatshkurtër me bubullima, më intensive në rajonin Rilla-Rodope dhe në pjesën qendrore të malit Stara Pllanina. Era do të jetë e dobët nga verilindja, ndërsa në zonat më të larta mesatare nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi mbidetare do të jetë rreth 23°C, ndërsa në 2000 metra rreth 16°C.

Të shtunën moti do të jetë me diell, me temperatura më të larta gjatë ditës – ndërmjet 33 dhe 38°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi do të mbeten ndërmjet 26 dhe 30°C. Reshje të shkurtra pasdite priten vetëm në vende të izoluara në rajonet verilindore dhe në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva