LAJME

Artikull

Bullgaria mbështet përfundimin e luftimeve në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Enjte, 16 Korrik 2026, 18:08

Bullgaria mbështet përfundimin e luftimeve në Gaza dhe Bregun Perëndimor

FOTO: government.bg

Madhësia e shkronjave

Bullgaria po ndjek me shqetësim zhvillimet në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor dhe do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për ndërprerjen e veprimeve ushtarake në rajon, deklaroi kryeministri Rumen Radev gjatë një takimi me të dërguarin special të Presidentit të Shtetit të Palestinës, Mahmoud Abbas, Ahmed Majdalani. Ai theksoi se vendi ynë mbështet zbatimin praktik të Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Planit Gjithëpërfshirës për Gazën, të cilat hapin rrugën për rifillimin e procesit politik në kërkim të një zgjidhjeje të qëndrueshme paqësore, pjesë e së cilës është edhe Bashkimi Evropian.

Sipas Rumen Radevit, nevojiten përpjekje të vazhdueshme nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare për arritjen e një paqeje të përhershme dhe të drejtë, bazuar në parimin e dy shteteve, e cila do të garantojë sigurinë si të Shtetit të Palestinës, ashtu edhe të Shtetit të Izraelit. Kryeministri shtoi se çështja e arritjes së një zgjidhjeje efektive paqësore në Lindjen e Mesme po ngrihet nga gjithnjë e më shumë shtete, veçanërisht pas përshkallëzimit të veprimeve ushtarake në Rripin e Gazës, ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, ndër ta edhe mijëra fëmijë, njoftoi zyra për shtyp e qeverisë.

 

Redaktoi:  Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva