Artikull
Ministri i Drejtësisë prezantoi në PE ecurinë e reformës në drejtësi
Premte 17 Korrik 2026 08:46
Premte, 17 Korrik 2026, 08:46
FOTO: mjs.bg
Madhësia e shkronjave
Ministri i Drejtësisë, Nikollaj Najdenov, u dëgjua nga Grupi i Monitorimit për Demokracinë, Shtetin e së Drejtës dhe të Drejtat Themelore pranë Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) të Parlamentit Evropian (PE), njoftoi Ministria e Drejtësisë.
Najdenov paraqiti ndryshimet më të fundit në Ligjin për Pushtetin Gjyqësor dhe Kodin e Procedurës Penale, si edhe krijimin e komisionit të ri kundër korrupsionit. Ai shpjegoi përgjegjësinë e institucioneve për garantimin e paanshmërisë dhe transparencës në zgjedhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Pjesëmarrja e Ministrit Najdenov duhej të ishte e përbashkët me përfaqësuesin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Bojan Magdalinçev, i cili nuk u paraqit dhe nuk dha arsye për mungesën e tij, njofton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva