Artikull
Trafiku është intensiv në kufirin me Serbinë dhe Turqinë
Premte 17 Korrik 2026 09:10
Premte, 17 Korrik 2026, 09:10
Интензивно е движението по границата със Сърбия и Турция
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Trafiku i automjeteve të lehta në hyrje është i ngarkuar në kufirin me Turqinë dhe Serbinë, njoftojnë nga Policia Kufitare. Në kufirin me Turqinë, lëvizja e automjeteve të lehta në hyrje të vendit është intensive në pikat kufitare “Kapitan Andreevo” dhe “Mallko Tërnovo”. Në kufirin me Serbinë, trafiku i automjeteve të lehta që hyjnë në Bullgari është intensiv në pikën kufitare “Kallotina”. Kalimi nëpër pikat e tjera kufitare dhe kalimet me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë zhvillohet normalisht.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur 17 aksidente të rënda rrugore. Janë plagosur 21 persona dhe nuk ka viktima, njofton Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit, në aksidente rrugore kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa 466 të tjerë janë plagosur. Që nga fillimi i vitit, numri i viktimave nga aksidentet rrugore ka arritur në 241, ndërsa i të plagosurve në 4 226. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i të vdekurve është rritur me 22 persona.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva