Artikull
Parashikimi i motit për fundjavën
Të dielën do të fillojë freskimi i motit
Premte 17 Korrik 2026 18:59
Premte, 17 Korrik 2026, 18:59
FOTO: Еlena Karkallanova
Madhësia e shkronjave
Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 21°C.
Në Sofje pritet të jenë rreth 17°C. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i
ngrohtë, ndërsa pasdite i nxehtë. Në pjesën e dytë të ditës do të zhvillohet
vranësirë, ndërsa në zonat malore të Bullgarisë Perëndimore dhe Qendrore do të
krijohen edhe vranësira shiu; në disa vende priten reshje të shoqëruara me
bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Temperaturat maksimale do të
jenë nga 32 deri në 37°C. Në kryeqytet priten rreth 32°C.
Në bregdetin
e Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite
do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave, por pa reshje. Do të fryjë erë e
lehtë deri mesatare nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do
të jenë nga 28 deri në 30°C. Temperatura e ujit të detit do të jetë nga 24 deri
në 25°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Në male, paradite do të mbizotërojë mot me diell. Rreth mesditës
dhe pas saj do të zhvillohet vranësirë, të shoqëruar me reshje shiu, dhe në
disa zona të masiveve malore të Bullgarisë Perëndimore, në rajonin e Rilla-Rodopeve
dhe në pjesën qendrore të malit Stara Planina do të ketë reshje dhe bubullima.
Era do të jetë e ndryshueshme, e lehtë deri mesatare, ndërsa në lartësitë më të
mëdha do të fryjë mesatarisht nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200
metra lartësi do të jetë rreth 26°C, ndërsa në 2000 metra rreth 19°C.
Të dielën, në pjesën më të madhe të vendit dita do të nisë me mot me diell. Vranësira të dendura dhe reshje do të ketë që në mëngjes në rajonet veriperëndimore. Më vonë gjatë ditës do të zhvillohet vranësirë mbi gjysmën veriperëndimore të vendit dhe mbi Rodopet, ku do të ketë shi dhe bubullima. Në Ultësirën e Trakisë së Sipërme moti do të mbetet i nxehtë, ndërsa në Rrafshin e Danubit nga perëndimi do të fillojë ulja e temperaturave.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva