Artikull
Do të zgjerohet mbështetja për bullgarët jashtë vendit, tha Ministrja e Jashtme
Premte 17 Korrik 2026 15:46
Premte, 17 Korrik 2026, 15:46
Ministrja Velisllava Petrova - Çamova
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Deri
në këtë moment nuk është marrë asnjë vendim për ristrukturimin e Agjencisë
Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, përfshirë edhe mundësinë e shndërrimit
të saj në drejtori ose në një strukturë tjetër në kuadër të Ministrisë së
Punëve të Jashtme. Këtë e bëri të ditur Ministrja e Punëve të Jashtme, Velisllava
Petrova-Çamova, në përgjigje të një pyetjeje gjatë kontrollit parlamentar.
Në
rast të diskutimeve për ndryshime të mundshme, do të merren parasysh kuadri
ligjor në fuqi, kompetencat e institucioneve përkatëse dhe nevoja për të
garantuar vazhdimësinë dhe efektivitetin e politikës shtetërore ndaj bullgarëve
jashtë vendit, theksoi Petrova.
Për Ministrinë e Punëve të Jashtme është me rëndësi parësore që, pavarësisht modelit organizativ, të ruhen dhe të zhvillohen të gjitha aktivitetet në mbështetje të komuniteteve bullgare jashtë vendit, si dhe të zgjerohen ato, deklaroi ajo. Parim udhëheqës është të mos lejohet dobësimi i kapacitetit administrativ dhe as i cilësisë së shërbimeve të ofruara për mbështetjen institucionale të bullgarëve jashtë kufijve, shtoi Ministrja e Jashtme.
“Jo vetëm që do t’i ruajmë këto aktivitete, por edhe do t’i zgjerojmë ato”, siguroi Petrova. Ajo shtoi se aktualisht po kryhet një analizë e fushave për të cilat bullgarët jashtë vendit kanë interes dhe ku shteti bullgar mund t’i ndihmojë më shumë, duke marrë parasysh edhe zhvillimin e diasporës bullgare në shtete të tjera përtej diasporës historike, raportoi BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva