Artikull
Kënga e re e Tinos “Ishe ti” çon drejt albumit të tij të dytë
Hënë 20 Korrik 2026 06:15
Hënë, 20 Korrik 2026, 06:15
FOTO: YouTube /TINO
Madhësia e shkronjave
Pas një serie duetesh të suksesshme, Tino na rikthen plotësisht në botën e tij artistike me këngën “Ishe ti”. Ideja për të lindi në fillim të verës së kaluar dhe hap derën drejt asaj që këtë vit do ta dëgjojmë si albumin e dytë të këngëtarit. Koleksioni i ri i këngëve do të mbajë titullin “Dashuri”.
“Ka kaluar shumë kohë që nga albumi im i parë dhe nevoja për të përditësuar tingullin dhe tekstet e mia sipas vetes sime të rritur dhe gjithçkaje që ka ndodhur tashmë ndihej fort! Ndiej gjithashtu se, krahas bashkëpunimeve të mrekullueshme që kemi krijuar, edhe publiku im e ndien dhe e shpreh nevojën e tij për këngët e mia të ardhshme solo”, ndan Tino.
FOTO: Facebook /TINO
Për singlin e parë nga albumi i ardhshëm, si edhe për të gjitha këngët e tjera, Tino punon në studio me producentin e njohur Denis Popstoev. Bashkëpunimi i tyre nisi në fillim të këtij viti, ndërsa muzika dhe tekstet e këngëve kishin lindur më herët në qetësinë e shtëpisë së Tinos në Sofje, aty ku janë krijuar edhe disa nga hitet e tij më të mëdha – këngë si “Mos më zgjo”, “Përjetësi apo?” dhe, sigurisht, “Mbush”.
“Kënga ‘Ishe ti’ është vetëm fillimi i një shpalosjeje të gjatë dhe të dhimbshme të asaj vuajtjeje që vetëm dashuria mund ta shkaktojë. Ajo është reagimi i parë ndaj vetëdijesimit për fundin që po afrohet dhe, deri diku, është madje edhe një reagim mbrojtës”, zbulon Tino.
Videoklipin e këngës
muzikanti e krijoi së bashku me mikun e tij prej shumë vitesh, Viktor Dobrev,
ndërsa e gjithë ideja për skenat nisi nga një fotosesion që Tino realizoi me
fotografin Filip Shopov.
Redaktoi: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva