SHOQËRI

Artikull

Të gjithë gjimnazistët bullgarë që morën pjesë në IMO fituan medalje

Hënë, 20 Korrik 2026, 09:02

Të gjithë gjimnazistët bullgarë që morën pjesë në IMO fituan medalje

FOTO: olympicbg.org

Madhësia e shkronjave

Nxënës bullgarë fituan një medalje të artë, dy medalje të argjendta dhe tre medalje të bronzta në Olimpiadën e 67-të Ndërkombëtare të Matematikës (IMO), e cila u zhvillua në Shangai, Kinë, nga 12 deri më 20 korrik 2026. Shoqata e Ekipeve Olimpike të Shkencave të Natyrës njoftoi se gara mblodhi 666 pjesëmarrës nga 119 vende.

Medaljen e artë e fitoi nxënësi i klasës së 11-të Andrej Stefanov nga Sofja. Medaljet e argjendta u fituan nga Aleksandër Bangaçev, gjithashtu nxënës i klasës së 11-të nga Sofja, dhe Dobromir Dobrev, nxënës i klasës së 10-të nga Sofja. Me medalje bronzi u nderuan Georgi Nikollov, nxënës i klasës së 12-të nga Sofja, Kirill Zuljamski, nxënës i klasës së 9-të nga kryeqyteti, dhe Bozhidar Sakarev, nxënës i klasës së 10-të nga Sofja. Udhëheqës të ekipit kombëtar janë Dr. Stojan Boev nga Universiteti Amerikan në Bullgari dhe Kristian Vasilev nga Instituti i Matematikës dhe Informatikës pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, raportoi BTA.

Olimpiada Ndërkombëtare e Matematikës është gara ndërkombëtare më prestigjioze e matematikës për nxënës dhe olimpiada më e vjetër ndërkombëtare shkencore. Ajo organizohet çdo vit që nga viti 1959. Tradicionalisht, vendet më të forta në këtë garë janë Kina, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Koreja e Jugut. Konkurrenca më serioze për përfaqësuesit e Bullgarisë në Evropë vjen nga nxënësit e Rumanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Hungarisë, Polonisë dhe Francës, theksojnë nga Shoqata e Ekipeve Olimpike të Shkencave të Natyrës.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva