LAJME

Artikull

Trafiku nga Serbia, përmes Bullgarisë drejt Turqisë, është i ngarkuar

Hënë, 20 Korrik 2026, 09:19

Trafiku nga Serbia, përmes Bullgarisë drejt Turqisë, është i ngarkuar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku është i dendur në pikën kufitare “Kallotina” në kufirin me Serbinë, në hyrje për automjetet e lehta, njofton Policia Kufitare. Në kufirin me Turqinë, trafiku është intensiv në dalje për automjetet e lehta në pikën kufitare “Kapitan Andreevo”.

Në kufirin me Rumaninë, trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare. Që nga 10 korriku 2026, lidhja me traget që shërben pikën kufitare Orjahovo – Beket ka ndërprerë përkohësisht punën për shkak të nivelit të ulët të lumit Danub. Në fillim të javës, kalimi është normal edhe në pikat e tjera kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në autostradën “Struma” dhe në një pjesë të rrjetit rrugor të klasit të parë në rajonin e Kjustendilit, organizimi i trafikut do të ndryshojë përkohësisht nga 20 deri më 24 korrik për shkak të pastrimit të bimëve anës rrugëve, ndërmjet orës 07:00 dhe 16:30, njoftoi Agjencia “Infrastruktura Rrugore”.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva