Artikull
Parashikimi i motit për 21 korrik 2026
Moti mbetet i paqëndrueshëm: do të alternohen periudha me diell dhe reshje
Hënë 20 Korrik 2026 19:34
Hënë, 20 Korrik 2026, 19:34
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 21°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 17°C. Pas reshjeve gjatë natës, gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, por sërish do të zhvillohen re. Në shumë zona do të ketë reshje afatshkurtra dhe bubullima. Fenomenet më intensive priten në rajonet lindore dhe malore. Ekziston rrezik për breshër. Në veriperëndim të Bullgarisë reshjet do të jenë të pakta ose do të mungojnë pothuajse fare. Era do të fryjë sërish nga veriu-veriperëndimi, e dobët deri mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë nga 30 deri në 35°C. Në kryeqytet do të jenë rreth 30°C.
Në bregdetin e Detit të Zi, që nga mëngjesi mbi bregdetin verior, ndërsa më vonë gjatë ditës edhe në shumicën e zonave të tjera, do të zhvillohen re shiu. Në shumë vende do të ketë reshje afatshkurtra dhe bubullima. Ka kushte për breshër. Në skajin jugor të bregdetit reshjet do të jenë minimale ose do të mungojnë pothuajse fare. Do të fryjë erë e dobët nga juglindja, e cila pasdite do të kthehet nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 26 deri në 30°C. Temperatura e ujit të detit është 25°C, ndërsa në veri të Kepit Kaliakra deri në 20°C. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2 ballë.
Në malësi do të zhvillohen vranësira, të shoqëruara me reshje afatshkurtra dhe bubullima. Fenomenet do të jenë më të shpeshta dhe më intensive në rajonin Rilla-Rodope. Ka kushte edhe për breshër. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në majat më të larta erë e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi mbidetare do të jetë rreth 25°C, ndërsa në 2000 metra rreth 18°C.
Të mërkurën masa ajrore do të mbetet shumë e paqëndrueshme. Do të ketë intervale me diell, por edhe zhvillim të vranësirave, me reshje afatshkurtra dhe bubullima; pritet edhe breshër. Me erë mesatare deri të fortë nga veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore përkohësisht nga veriu-verilindja, do të depërtojë ajër relativisht më i ftohtë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva