SPORT

Artikull

Grigor Dimitrov ngjitet 4 vende, rekord për Nesterov në renditjen ATP

Hënë, 20 Korrik 2026, 15:49

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, u ngjit në vendin e 142-të në renditjen botërore të ATP-së me 432 pikë, pasi fitoi 25 pikë në Bastad. Gjatë kësaj jave Dimitrov nuk do të luajë, por do të udhëtojë drejt Meksikës për turneun ATP 250 në Los Cabos, i cili fillon më 27 korrik.

Raketa e dytë bullgare, Pjotr Nesterov, arriti një rekord personal dhe tani renditet në pozitën 365. Sot ai do të luajë finalen e kualifikimeve të turneut Challenger në qytetin zviceran Zug kundër brazilianit Thiago Monteiro.

Dimitër Kuzmanov mban vendin e 395-të dhe sot do të përballet me Maxime Janvier në Tampere, Finlandë.

Kampioni botëror i të rinjve Ivan Ivanov bëri një kërcim prej 19 vendesh, duke arritur renditjen më të lartë të karrierës së tij, në vendin 565.

Në Top 3 nuk ka ndryshime – lider mbetet Jannik Sinner, i ndjekur nga Alexander Zverev dhe Carlos Alcaraz.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva