SHOQËRI

Artikull

Pesë medalje për Bullgarinë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë në Kinë

Hënë, 20 Korrik 2026, 18:56

Pesë medalje për Bullgarinë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë në Kinë

FOTO: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Madhësia e shkronjave

Ekipi kombëtar i Bullgarisë në ekonomi fitoi pesë medalje individuale në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomisë në Shenzhen, Kinë, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në garë morën pjesë përfaqësues nga 56 shtete, ndërsa Bullgaria zuri vendin e 13-të prestigjioz në renditjen ekipore. Nga ekipet evropiane, vetëm Zvicra u rendit para saj.

Të gjithë garuesit bullgarë u kthyen me vlerësime. Medalje argjendi fituan Sara Ilieva (klasa XII, Gjimnazi Kombëtar i Matematikës dhe Shkencave të Natyrës) dhe David Livshic (klasa XI, Gjimnazi i Matematikës i Sofjes).

Me medalje bronzi u vlerësuan Hristo Koev (klasa XII, Gjimnazi Kombëtar i Matematikës dhe Shkencave të Natyrës – Jamboll), Ivelin Neev (klasa XII, Gjimnazi i Matematikës i Sofjes) dhe Aleks Georgiev (klasa XII, Gjimnazi i Matematikës i Sofjes).

 

Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva