Artikull
Aleks Nikollov është i pari në renditjen e Ligës së Kombeve
Hënë 20 Korrik 2026 19:09
Hënë, 20 Korrik 2026, 19:09
Aleksandër Nikollov
FOTO: БГНЕС
Madhësia e shkronjave
Lideri i ekipit kombëtar bullgar të volejbollit, Aleksandër Nikollov, e përfundoi sezonin e rregullt të Ligës së Kombeve si realizuesi numër 1. Ai grumbulloi gjithsej 278 pikë, duke fituar garën me volejbollistin belg Ferre Reggers, i cili mbeti i dyti me 268 pikë. Bullgari kryesoi gjithashtu renditjen e sulmuesve me 247 pikë dhe një efikasitet prej 53,93%.
Nikollov renditet i treti mes ekzekutuesve të servisit, ndërsa para tij janë vetëm Dmitro Jançuk (Ukrainë) dhe Ran Takahashi (Japoni). Menjëherë pas tyre, në vendin e katërt, renditen volejbollistët bullgarë Simeon Nikollov dhe Asparuh Asparuhov.
Edhe volejbollistët e tjerë bullgarë regjistruan renditje prestigjioze në statistikat individuale:
Aleks Grozdanov u rendit i katërti mes bllokuesve me 27 pikë, ndërsa lider është kanadezi Jackson Howe me 45 pikë.
Simeon Nikollov është i gjashti mes organizatorëve të lojës me 307 pasime të sakta, ndërsa i pari është francezi Antoine Brizard me 396.
Pas përfundimit të turneut, kombëtarja e Bullgarisë renditet në vendin e dhjetë në klasifikimin botëror.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva