Artikull
Razgradi bëhet kryeqyteti botëror i folklorit gjatë Panairit të Kosit
Martë 21 Korrik 2026 06:00
Martë, 21 Korrik 2026, 06:00
FOTO: Facebook /Panairi i Kosit bullgar Razgrad - arkiv
Madhësia e shkronjave
Përfaqësues nga katër
kontinente do të takohen nëqytetin Razgrad, Bullgaria Verilindore, gjatë
edicionit të 24-t të Panairit të njohur të Kosit dhe Festivalit të Traditave
Popullore dhe Zejeve Artistike. Forumi kulturor i këtij viti do të zhvillohet
nga 21 deri më 23 korrik, njoftoi kryetari i bashkisë, Dobrin Dobrev, gjatë një
konference për shtyp.
Për tre ditë me radhë, nën
shenjën e kosit bullgar, si simbol i vendit në mbarë botën, qyteti do të
shndërrohet në një qendër të shkëmbimit kulturor, ku zanatet dhe pasuria
folklorike do të rikujtojnë tradita të vjetra e të harruara pjesërisht.
FOTO: BTA - arkiv
Festivali do të mirëpresë
mysafirë nga pesë qytete të binjakëzuara: Szombathely (Hungari), Slobozia dhe
Călărași (Rumani), Stăuceni (Republika e Moldavisë) dhe Gökçeada (Turqi). Ndër
të ftuarit e nderit do të jetë edhe ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë
e Republikës së Kubës në Bullgari, Marieta García Jordán.
FOTO: BTA - arkiv
Programi artistik i këtij viti është jashtëzakonisht i pasur. Banorët dhe vizitorët e Razgradit do të shijojnë performancat e ansambleve vendase dhe të trupave ekzotike nga ishulli Guam, Panamaja, Kuba, Kazakistani, Gjeorgjia, Kosta Rika dhe Venezuela. Së bashku me formacionet folklorike bullgare, ato do të prezantojnë kulturën autentike dhe temperamentin e popujve të tyre.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
- Fshati Momçillovci prezantoi kosin bullgar në Shangai
- Maria Kondratenko: Perëndimi nuk arriti të zbulojë sekretin e kosit bullga
- Japonia me një investim të ri në kosin bullgar
- U inaugurua një monument i kosit në Bullgari
- Për kosin bullgar, për bakterin e dobishëm dhe për zbuluesin e tij
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva