LAJME

Artikull

Pritet që trafiku i rënduar drejt Turqisë të vazhdojë edhe të paktën 2 javë

Martë, 21 Korrik 2026, 09:21

Pritet që trafiku i rënduar drejt Turqisë të vazhdojë edhe të paktën 2 javë

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Lëvizja është intensive në pikën kufitare me Serbinë “Kallotina” në hyrjen për automjetet e lehta, si edhe në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë, në daljen për automjetet e lehta, njoftuan nga Policia Kufitare.

Qarkullimi në pikat dhe vendkalimet kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë është normal.

Sipas BGNES, pritja për hyrje në Bullgari nga Serbia zgjat më shumë se 2 orë. Kolonat e automjeteve të lehta, kryesisht me targa nga Gjermania dhe vendet e Beneluksit, janë të dendura në të gjitha korsitë. Për shkak të përpunimit më të ngadaltë nga pala turke, edhe në “Kapitan Andreevo” është krijuar një radhë prej më shumë se një kilometri automjetesh të lehta, raportoi Radio Kërxhali. Vetëm më 20 korrik, kufirin e kanë kaluar një numër rekord prej 10 120 automjetesh të lehta në të dy drejtimet.

Pritshmëritë janë që trafiku i shtuar në drejtim të Turqisë të vazhdojë edhe një deri në dy javë, pas së cilës ngarkesa do të zhvendoset gradualisht drejt fluksit hyrës në Bullgari.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva