Artikull
Një studim tregon se gazetaret gra në Bullgari punojnë në kushte të vështira
Martë 21 Korrik 2026 13:09
Martë, 21 Korrik 2026, 13:09
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Gazetaret në Bullgari vazhdojnë të punojnë në kushte të pasigurta pune, përballë seksizmit të përhapur gjerësisht dhe ngacmimeve. Profesioni po feminizohet gjithnjë e më shumë, pa sjellë kjo mbrojtje më të mirë për gratë në media, tregon studimi “Të jesh gazetare: çmimi i profesionit”, i prezantuar nga Shoqata e Gazetarëve Evropianë, raportoi BTA.
Studimi bazohet në 14 intervista të thelluara dhe dy grupe fokusi me gjithsej 30 gazetare nga 10 vendbanime, të zhvilluara nga dhjetori 2025 deri në qershor 2026. Janë përfshirë përfaqësuese të mediave kombëtare dhe rajonale, si dhe gazetare të pavarura.
FOTO: BTA
Gjetjet më shqetësuese lidhen me pasigurinë në punësim, pagat e ulëta dhe mungesën e mbrojtjes sociale. Pagat rrallë indeksohen, ndërsa në mediat publike, pavarësisht të drejtave të punës të rregulluara më mirë, pagat konsiderohen gjithashtu të ulëta.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva