LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 22 korrik 2026

Kod i verdhë dhe portokalli për reshje të rrezikshme është shpallur për 23 rajone të vendit

Martë, 21 Korrik 2026, 19:20

Parashikimi i motit për 22 korrik 2026

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 22°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 15°C. Pas reshjeve gjatë natës, gjatë ditës do të zhvillohen vranësira dhe në shumë vende, nga veriperëndimi drejt juglindjes, do të ketë reshje të shkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me stuhi dhe bubullima. Fenomenet më aktive do të jenë në gjysmën lindore të vendit, ndërsa në rajonet perëndimore do të shfaqen më rrallë. Pritet edhe breshër. Pasdite, nga perëndimi, vranësirat do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa në Rrafshin e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Sipërme - erë mesatare, herë pas here e fortë, nga veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 25 deri në 30°C. Në kryeqytet ato do të arrijnë rreth 24°C.

Në bregdetin e Detit të Zi, rreth mesditës dhe pas saj do të zhvillohet vranësirë. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra dhe përkohësisht intensive, të shoqëruara me stuhi dhe bubullima. Pritet edhe breshër. Do të fryjë erë e dobët nga juglindja, e cila rreth dhe pas mesditës do të kthehet nga perëndim-veriperëndimi dhe do të forcohet. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 25 deri në 28°C. Temperatura e ujit të detit është 23–25°C, ndërsa në veri të Kepit Kaliakra dhe deri në 19°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2 ballë.

Në male do të zhvillohet vranësirë dhe do të ketë reshje të shkurtra të shoqëruara me stuhi dhe breshër. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në zonat më të larta - erë e fortë nga perëndim-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi mbi nivelin e detit do të jetë rreth 24°C, ndërsa në 2000 metra rreth 17°C.

Të enjten, në pjesën më të madhe të vendit gjasat për reshje do të ulen; vetëm në disa zona të rajoneve lindore mund të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë veriperëndimore deri mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 25 dhe 30°C.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva