SHOQËRI

Artikull

Punësimi i personelit nga vendet jashtë BE-së tashmë është tërësisht elektronik

Mërkurë, 22 Korrik 2026, 08:55

Punësimi i personelit nga vendet jashtë BE-së tashmë është tërësisht elektronik

FOTO: Pixabay

Madhësia e shkronjave

Nga 21 korriku, dokumentet për procedurat e lëshimit të lejes së punës, ushtrimit të veprimtarisë së pavarur dhe regjistrimit të punësimit afatshkurtër të shtetasve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian do të përpunohen plotësisht në rrugë elektronike, njoftoi Agjencia e Punësimit në faqen e saj zyrtare. Rendi i ri për paraqitjen e dokumenteve po futet përmes ndryshimeve në Rregulloren për zbatimin e Ligjit për Migracionin e Punës dhe Lëvizshmërinë e Punës dhe do të realizohet përmes platformave elektronike të përcaktuara për këtë qëllim.

Dokumentet duhet të nënshkruhen me nënshkrim elektronik të kualifikuar nga përfaqësuesi ligjor i punëdhënësit, ose nga një person i autorizuar prej tij. Kur ato paraqiten nga një përfaqësues i autorizuar, duhet të bashkëngjitet edhe autorizimi përkatës.

Nga 21 korriku 2026, Agjencia e Punësimit ndërpret pranimin e dokumenteve në format letre për procedurat e përmendura. Në fillim të muajit, qeveria miratoi këto ndryshime në Rregulloren për zbatimin e Ligjit për Migracionin e Punës dhe Lëvizshmërinë e Punës.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva