LAJME

Artikull

Sindikatat parashikojnë protesta në vjeshtë ose në fillim të vitit 2027

Mërkurë, 22 Korrik 2026, 13:21

Atanas Kacarçev

Atanas Kacarçev

FOTO: Stefan Kunçev

Madhësia e shkronjave

Protesta në vjeshtë, ose në fillim të vitit të ardhshëm – këtë parashikon sindikata “Podkrepa” nëse nuk rishikohen politikat e të ardhurave dhe ndryshimet e diskutueshme në legjislacionin e punës.

Në vjeshtë, ose më së voni në janar-shkurt, do të ketë protesta sindikale nëse qeveria nuk ndryshon politikën e saj për të ardhurat, paralajmëroi ekonomisti kryesor i “Podkrepa”, Atanas Kacarçev, në një intervistë për BNR.

“Do të ketë një prani më të madhe në sheshe. Po hiqen angazhimet për rritjen e pagave në disa sektorë, janë ngrirë pagesat e lehonisë dhe përfitimet sociale, ndërsa po rriten kontributet e sigurimeve shoqërore. Kjo vetëm sa shton pakënaqësinë e njerëzve”, tha Kacarçev.

Sipas tij, paga minimale neto për vitin 2027 duhet të jetë 750 euro, krahasuar me 620,20 euro aktualisht. Të dy sindikatat, Konfederata e Punës “Podkrepa” dhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB), kundërshtojnë gjithashtu ndryshimet e propozuara në mënyrën e llogaritjes së vjetërsisë në punë bazuar në orët e punuara realisht, pasi ekziston rreziku i kufizimit të të drejtave të punonjësve.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva