LAJME

Artikull

Trafiku nga Serbia drejt Turqisë përmes Bullgarisë mbetet i ngarkuar

Mërkurë, 22 Korrik 2026, 09:20

Trafiku nga Serbia drejt Turqisë përmes Bullgarisë mbetet i ngarkuar

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku i automjeteve të lehta është i rënduar të mërkurën në mëngjes në pikën kufitare “Kallotina” për hyrje në Bullgari dhe në “Kapitan Andreevo” për dalje drejt Turqisë, njoftuan nga Policia Kufitare.

Kalimi në pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë zhvillohet normalisht.

Për shkak të kryerjes së ekspertizave, autostrada “Trakia” do të mbyllet përkohësisht para Burgasit për qarkullim në të dy drejtimet të mërkurën, nga ora 13:30 deri në 14:30, paralajmëroi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Për të shmangur bllokimet kilometërshe, Policia Rrugore do të rregullojë trafikun nëpër rrugë alternative.

Më 22 korrik (e mërkurë) nga ora 22:00 deri në 01:00 të 23 korrikut (e enjte), si dhe më 31 korrik (e premte) nga ora 22:00 deri në 01:00 të 1 gushtit (e shtunë), do të përditësohet sistemi elektronik për mbledhjen e tarifave rrugore. Për këtë arsye janë të mundshme vështirësi në blerjen e vinjetave dhe kartave të itinerarit. U rekomandohet drejtuesve të mjeteve t’i blejnë paraprakisht vinjetat dhe kartat e nevojshme të itinerarit.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva