Artikull
U asgjësua një dron i sjellë nga rrymat detare 40 km larg bregdetit bullgar
Mërkurë 22 Korrik 2026 10:40
Mërkurë, 22 Korrik 2026, 10:40
FOTO: mod.bg
Madhësia e shkronjave
Grupi kundër minave detare në Detin e Zi, i përbërë nga Bullgaria, Rumania dhe Turqia, ka asgjësuar një dron lundrues, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Objekti, i cili lundronte rreth 21 milje detare në lindje të qytetit Ahtopoll u zbulua më 21 korrik pasi grupi kundër minave u nis nga porti i Burgasit. Anija turke për zbulimin e minave “Akçay” ekzaminoi objektin dhe konstatoi se bëhej fjalë për një mjet ajror pa pilot me një krah të dëmtuar.
Gjatë inspektimit nënujor nuk u gjetën municione të lidhura në pjesën e jashtme të dronit. Megjithatë, për shkak të mundësisë që në brendësi të kishte lëndë shpërthyese, anija bullgare për zbulimin e minave “Struma” dhe ajo rumune “Dumitrescu” patrulluan përreth objektit dhe devijuan anijet që kalonin pranë tij.
Pas tre orë e gjysmë, zhytësit ushtarakë bullgarë shpërthyen në mënyrë të kontrolluar objektin e rrezikshëm që po transportohej nga rrymat dhe dallgët, njoftoi BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva