LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 23 korrik 2026

Të enjten moti do të stabilizohet, por të premten reshjet do të rikthehen

Mërkurë, 22 Korrik 2026, 19:20

Parashikimi i motit për 23 korrik 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 19°C. Në Sofje pritet të jenë rreth 12°C. Gjatë paradites do të mbizotërojë mot me diell. Rreth mesditës dhe pas saj do të zhvillohet vranësirë. Reshje të shkurtra shiu priten në disa zona të Bullgarisë Qendrore Veriore, si edhe në rajonet lindore dhe malore. Nëdisa vende të izoluara do të ketë bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veri-veriperëndimi, ndërsa pasdite në rajonet juglindore përkohësisht do të orientohet nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 25 deri në 30°C. Në kryeqytet do të jenë rreth 26°C.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi moti do të jetë kryesisht me diell. Në mëngjes mbi bregdetin verior do të ketë vranësira të ulëta ose dukshmëri të reduktuar. Rreth mesditës dhe pas saj do të zhvillohen vranësira dhe në disa vende do të ketë reshje të shkurtra. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi, ndërsa pasdite në bregdetin jugor të Detit të Zi – nga verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 24 deri në 28°C. Temperatura e ujit të detit është 25-26°C, ndërsa në veri të Kepit Kaliakra deri në 19°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në malet moti do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pas saj do të zhvillohen vranësira. Reshje të shkurtra, të shoqëruara në disa zona me bubullima, do të ketë kryesisht në rajonin Rilla-Rodope. Do të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi mbidetare do të jetë rreth 21°C, ndërsa në 2000 metra rreth 14°C.

Të premten sërish në shumë zona të vendit do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu e bubullima. Ekziston një probabilitet i shtuar që në disa vende reshjet të jenë përkohësisht intensive.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva