Artikull
Bullgaria dhe Greqia krijojnë një qendër për bashkëpunim policor
Mërkurë 22 Korrik 2026 18:26
Mërkurë, 22 Korrik 2026, 18:26
FOTO: mvr.bg
Madhësia e shkronjave
Bullgaria dhe Greqia do të forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër migracionit të paligjshëm, krimit ndërkufitar dhe korrupsionit. Kjo u bë e ditur pas një takimi në Sofje mes Ministrit të Brendshëm bullgar, Ivan Demerxhiev, dhe Ministrit grek për Mbrojtjen e Qytetarit, Mihalis Hrisohoidis.
Demerxhiev e cilësoi Greqinë si një partner strategjik të Bullgarisë në ruajtjen e kufirit dhe në luftën kundër trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, armëve dhe kontrabandës. Ai njoftoi se Sofja ka kërkuar ndihmë për identifikimin e aseteve në Greqi të lidhura me persona të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar në Bullgari.
Në fund të takimit, të dyja palët nënshkruan një marrëveshje për ngritjen e një qendre për bashkëpunim policor dhe doganor në pikën kufitare “Kullata–Promahon”. Gjithashtu u nënshkruan një protokoll për patrulla të përbashkëta policore përgjatë kufirit të brendshëm dhe një deklaratë për procedura të përbashkëta në rastet e ndjekjes ndërkufitare në flagrancë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva