Artikull
Ministrat bullgarë prezantuan në Bruksel projekte për ndërlidhshmëri
Enjte 23 Korrik 2026 08:56
Enjte, 23 Korrik 2026, 08:56
FOTO: MPJ
Madhësia e shkronjave
Ministrja e Punëve të Jashtme, Velisllava Petrova, dhe Ministri i Transportit dhe Komunikimeve, Georgi Peev, u takuan më 22 korrik në Bruksel me komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, si edhe me anëtarë të kabinetit të presidentes së Komisionit Evropian, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë.
Gjatë takimit u diskutua përmirësimi i ndërlidhshmërisë midis BE-së, Ballkanit, Ukrainës, Moldavisë, Kaukazit dhe Lindjes së Mesme. Dy ministrat prezantuan vizionin e Sofjes për zhvillimin e lidhjeve të transportit, energjisë dhe atyre digjitale. Ata theksuan rëndësinë e zgjerimit të projekteve ekzistuese dhe të zbatimit të nismave të reja me interes të përbashkët evropian.
Në takim u shqyrtuan edhe mundësitë e financimit të këtyre projekteve, përfshirë përmes mekanizmave të partneritetit publik-privat, si dhe nëpërmjet instrumenteve financiare të Bashkimit Evropian.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva