Artikull
Mbetet i konsiderueshëm fluksi i automjeteve të lehta drejt Turqisë
Enjte 23 Korrik 2026 09:07
Enjte, 23 Korrik 2026, 09:07
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kalimi në pikën kufitare
“Kapitan Andreevo” në dalje drejt Turqisë për automjetet e lehta është i
ngarkuar të enjten në mëngjes, njoftojnë nga Policia Kufitare.
Qarkullimi është normal në
të gjitha pikat dhe kalimet kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë
dhe Rumaninë.
Më 23 korrik, për shkak të
riparimit emergjent të shtresës rrugore dhe largimit të bimësisë së tepërt, ndryshohet
përkohësisht organizimi i trafikut në kilometrin e 10-të të autostradës
“Trakia” në drejtim të Sofjes, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore.
Punimet zhvillohen nga ora
06:30 deri në 12:30, ndërsa kufizohet qarkullimi në korsinë e parakalimit.
Trafiku është zhvendosur në korsinë e zakonshme të lëvizjes.
Drejtuesit e automjeteve duhet të lëvizin me kujdes të shtuar, duke respektuar në mënyrë rigoroze sinjalistikën e vendosur rrugore dhe kufizimin e shpejtësisë deri në 90 km/orë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva