Artikull
"Levski“ mposhti me 1:0 kampionin rumun të futbollit, “Universitatea”
CSKA 1948 u largua me një barazim pa gola nga Trnava
Enjte 23 Korrik 2026 10:22
Enjte, 23 Korrik 2026, 10:22
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ekipi
i futbollit “Levski” mposhti në Sofje kampionin e Rumanisë,
“Universitatea” Craiova, me rezultatin 1:0 në ndeshjen e parë mes dy skuadrave
nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Kampionëve. Goli i vetëm i takimit u
shënua nga Kristian Dimitrov që në minutat e para të ndeshjes.
Mysafirët humbën shumë
mundësi për të barazuar rezultatin në të dyja pjesët e lojës. Në minutën e
68-të, mikëëpritësit kërkuan penallti pas një dueli mes Buras dhe Romanchuk në
zonën e rreptësisë, arbitri kryesor vendosi se nuk kishte arsye për të akorduar
goditje dënimi nga pika e bardhë.
Ekipi i futbollit CSKA 1948 e nisi me barazim pjesëmarrjen e tij në kualifikimet e Ligës së Konferencës me rezultat 0:0 si mysafir ndaj “Spartak” Trnava.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva