Artikull
Për të dytin muaj radhazi bie besimi ndaj qeverisë së “Bullgarisë Progresive”
Enjte 23 Korrik 2026 11:17
Enjte, 23 Korrik 2026, 11:17
Kryeministri Rumen Radev
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, partia “Bullgaria Progresive” do të mbetej forca e parë politike me 39% besim. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues i zhvilluar nga agjencia “Market Links” në periudhën 11–19 korrik.
Forca e dytë politike është tashmë koalicioni i shpërbërë i “Po e Vazhdojmë Ndryshimin” dhe “Bullgaria Demokratike”, me 14,4% mbështetje. Të tretët renditen GERB-SDS me 12,7%. DPS gëzon mbështetje prej 4,2%, ndërsa “Vëzrazhdane” arrin 3,6%.
Besimi ndaj kabinetit të Kryeministrit Rumen Radev ka rënë me 8% që nga marrja e detyrës në muajin maj. Rënia e besimit shënohet për të dytin muaj radhazi. Gjithashtu është ulur edhe vlerësimi personal i Kryeministrit Rumen Radev, deklaroi për bTV sociologu i agjencisë “Market LINKS”, Dobromir Zhivkov.
Në korrik, 42% e të anketuarve kanë deklaruar besim ndaj qeverisë, kundrejt 35% që kanë shprehur mosbesim. Në maj, niveli i besimit ishte matur në 50%
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva