LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 24 korrik 2026

Kod i verdhë për reshje të rrezikshme është shpallur për 7 rajone në jug dhe 3 në verilindje të vendit

Enjte, 23 Korrik 2026, 19:05

Parashikimi i motit për 24 korrik 2026

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të premten, temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 17°C. Për Sofjen pritet temperatura minimale të jetë 13°C. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen nga perëndimi dhe deri në fund të ditës do të jenë kryesisht të dendura, me zhvillime reshjesh dhe stuhish. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat malore dhe në rajonin e Lludogories reshjet do të jenë përkohësisht intensive, me sasi të konsiderueshme dhe të shoqëruara me bubullima.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndim-veriperëndimi, ndërsa në Bullgarinë Lindore nga veri-verilindja, duke sjellë depërtimin e ajrit më të ftohtë. Temperaturat do të pësojnë rënie. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18-20°C në zonat perëndimore deri në 26-28°C në ato lindore. Në kryeqytet pritet të arrijnë rreth 19°C.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, vranësirat do të jenë të pjesshme, ndërsa pasdite kryesisht të dendura, dhe do të ketë reshje shiu. Reshjet më intensive priten në bregdetin verior. Do të fryjë erë mesatare nga veri-verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 24 deri në 27°C. Temperatura e ujit të detit është 24-26°C. Dallgëzimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Në male, moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shpeshta. Në shumë zona priten reshje afatshkurtra, por përkohësisht intensive. Sasitë më të mëdha do të regjistrohen në masivet perëndimore, Rodopet Perëndimore dhe në pjesën qendrore të maleve Ballkan. Në majat më të larta do të bjerë edhe pak borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimet veriore. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 13°C, ndërsa në 2000 metra rreth 8°C.

Të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell. Pasdite mbi rajonet lindore dhe ato malore do të ketë shtim të vranësirave, por vetëm në disa vende do të ketë reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me bubullima. Moti do të mbetet me erë. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 23 dhe 28°C.

Të dielën moti do të jetë kryesisht me diell.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva