Artikull
Bullgaria me rritjen më të madhe të çmimeve të karburanteve në BE
Enjte 23 Korrik 2026 13:08
Enjte, 23 Korrik 2026, 13:08
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Çmimet e karburanteve dhe lubrifikantëve për automjetet personale në Bashkimin Evropian janë rritur me 13,7% në qershor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025, tregojnë të dhënat e Eurostatit.
Rritja e çmimeve është regjistruar në të gjitha shtetet anëtare, por më e larta ka qenë në Bullgari – 26%, në Lituani – 23,5%, në Rumani – 23,1% dhe në Finlandë – 22%. Rritja më e vogël është shënuar në Hungari – 2,3% dhe në Poloni – 5,8%.
Në qershor, krahasuar me majin, çmimet e naftës (dizelit) në BE kanë rënë në të gjitha vendet. Uljet më të mëdha janë regjistruar në Çeki – 11,3%, në Poloni – 9,7% dhe në Bullgari – 9,4%, ndërsa ulja më e vogël është regjistruar në Hungari – 0,6%, njofton BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva