SPORT

Artikull

Notim masiv në lumin Danub për të 68-ën herë

Premte, 24 Korrik 2026, 17:10

Notim masiv në lumin Danub për të 68-ën herë

FOTO: Bashkia e Svishtovit

Madhësia e shkronjave

Çdo vit, në kulmin e verës, pranë qytetit të Svishtovit zhvillohet një notim masiv në lumin Danub. Veprimtaria organizohet nga njësia “Kultura fizike masive dhe baza sportive” pranë Komunës së Svishtovit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Bullgar dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes. Vitin e kaluar në këtë nismë morën pjesë gjithsej 152 notarë.

Notim masiv në lumin Danub për të 68-ën herë

FOTO: BTA

Notimi i 68-të masiv në lumin Danub pranë Svishtovit është planifikuar për mëngjesin e hershëm të 25 korrikut, në zonën “Pametnicite”/ “Përmendoret”/ pranë qytetit. Të interesuarit për të marrë pjesë i nënshtrohen në vend një kontrolli mjekësor dhe nënshkruajnë një deklaratë se dinë të notojnë. Pas kontrollit, notarët transportohen me platforma pranë bregut të qytetit rumun Zimnicea dhe prej andej, në grupe, duhet të notojnë rreth një kilometër deri në bregun bullgar të lumit.

Pjesëmarrësit marrin certifikata për pjesëmarrje, ka edhe çmime të veçanta për notarin më të moshuar dhe më të ri, grupin më një numër më të madh pjesëmarrësish, si dhe për familjet që e kanë përshkuar lumin së bashku me not.

Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva