LAJME

Artikull

Jotova me rezerva ndaj financimit të përbashkët të BE për rajonet dhe bujqësinë

Enjte, 23 Korrik 2026, 16:41

Jotova me rezerva ndaj financimit të përbashkët të BE për rajonet dhe bujqësinë

FOTO: president.bg

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, u takua me Komisioneren Evropiane për ndërmarrjet e reja, kërkimin shkencor dhe inovacionin, Ekaterina Zaharieva, e cila ndodhet për vizitë në Sofje.

Në qendër të bisedës ishte Kuadri Financiar Shumëvjeçar i Bashkimit Evropian për periudhën 2028–2034. Jotova veçoi filozofinë e re të parashikuar për financimin e shteteve anëtare. Lidhur me Fondin Evropian të Konkurrueshmërisë, ajo theksoi se ky fond nuk duhet të dëmtojë vendet anëtare më të vogla dhe më pak të zhvilluara, por të kontribuojë në zhvillimin e tyre.

Para Komisioneres Evropiane, Presidentja përsëriti shqetësimin e saj lidhur me synimin për bashkimin e politikës së kohezionit me politikën e përbashkët bujqësore, nga i cili mund të preken vende si Bullgaria. Ajo nënvizoi gjithashtu nevojën për kritere të qarta në lidhjen e sundimit të ligjit me shpërndarjen e fondeve evropiane.

Jotova vuri në dukje potencialin e Bullgarisë për t’u shndërruar në një qendër të teknologjive të avancuara përmes ndërtimit të një gigafabrike për inteligjencën artificiale. Vendi është një nga gjashtë shtetet e përzgjedhura nga Komisioni Evropian për ndërtimin e një fabrike të tillë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva