TURIZËM

Artikull

Kalaja “Tuida” pranë Slivenit u ofron vizitorëve një program intrigues

Shtunë, 25 Korrik 2026, 07:00

Kalaja “Tuida” pranë Slivenit u ofron vizitorëve një program intrigues

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë muajve të verës, kalaja e antikitetit të vonë dhe e mesjetës “Tuida”, pranë qytetit të Slivenit, ofron një program të pasur kulturor të lidhur me të kaluarën historike dhe zanatet tradicionale. Sipas Maja Ivanovës nga ekipi i objektit turistik, “edhe një shëtitje e zakonshme pas mureve të kalasë mund të shndërrohet në një përvojë të vërtetë”.

Kalaja “Tuida” pranë Slivenit u ofron vizitorëve një program intrigues

FOTO: BTA

Këtë sezon turistik pritet një interes shumë i madh, përfshirë edhe nga vizitorët e huaj. Vizitorët mund të marrin pjesë në punëtori të ndryshme krijuese, të punojnë me lesh, me rrotën e poçarit dhe të modelojnë sende prej balte.

Kalaja “Tuida” pranë Slivenit u ofron vizitorëve një program intrigues

FOTO: Muzeu Historik Rajonal - Sliven

Ideja për krijimin e punishteve të poçarisë në kalanë “Tuida” ekziston prej kohësh, por u bë e realizueshme pasi objekti iu bashkua Muzeut Historik Rajonal të Slivenit në vitin 2025. Përveç punishteve artizanale, kalaja ofron edhe qitje me hark, veshje me kostume historike dhe programe të veçanta edukative që rikrijojnë ngjarje të rëndësishme nga historia bullgare.

Vizitorët marrin pjesë në lojëra të ndryshme, rikrijime historike dhe aktivitete praktike, duke u njohur me kuzhinën mesjetare, jetën e përditshme dhe vallet e epokës.

Kalaja “Tuida” pranë Slivenit u ofron vizitorëve një program intrigues

FOTO: BTA

Kalaja “Tuida” tashmë është pjesë e nismës “100 Objektet Turistike Kombëtare ”. Me rastin e 60-vjetorit të lëvizjes, ekipi i muzeut merr pjesë në aktivitetet festive në Zheravna, ku më 25 dhe 26 korrik zhvillohet një festival dyditor. Aty ata prezantojnë atraksionet e tyre, demonstrime dhe një stendë informuese.

Kalaja “Tuida” pranë Slivenit u ofron vizitorëve një program intrigues

FOTO: BTA

Përpiloi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva