Artikull
Varri i Aleksandrovos pranë Haskovos do të punojë pa ditë pushimi gjatë gushtit
Dielë 26 Korrik 2026 08:00
Dielë, 26 Korrik 2026, 08:00
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Qendra muzeale “Arti trakas në Rodopet Lindore”, ku ndodhet kopja e saktë e Varrit të Aleksandrovos pranë fshatit me të njëjtin emër në komunën e Haskovos, do të punojë pa asnjë ditë pushimi gjatë muajit gusht. Kjo bëhet e ditur nga Muzeu Historik Rajonal i Haskovos, i cili administron qendrën dhe është pjesë e nismës “100 Objektet Kombëtare Turistike”.
FOTO: haskovomuseum.com
Ekspozita e pasur, përveç nekropolit me afreske murale, përfshin edhe një koleksion prej 98 aplikacionesh prej ari që datojnë nga viti 4500–4000 para erës së re. Ato, së bashku me stolitë e arta nga Nekropoli i Varnës dhe varësja nga fshati Hotnica, konsiderohen si ari më i vjetër i punuar në botë.
FOTO: haskovomuseum.com
Vendimi për të punuar pa ndërprerje është marrë për shkak të kërkesave për vizita që vijnë edhe për ditën e zakonshme të pushimit – të hënën, ka shpjeguar për BTA drejtoresha e Muzeut Historik Rajonal të Haskovos, Veselina Uzunova.
Ajo ka sqaruar se kjo po ndodh në kushtet e një numri relativisht të vogël vizitorësh, i cili nuk përputhet me rëndësinë e muzeut. Sipas saj, arsyeja kryesore është largësia e objektit nga arteriet kryesore rrugore të rajonit.
Përpiloi: Cvetana Tonçeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva